Ish-kryeministri Sali Berisha së fundmi ka folur në lidhje me qëndrimin e deputetes së opozitës së re Rudina Hajdari.
Ndër të tjera ai ka komentuar edhe qëndrimin e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore.
I ftuar në Syri Tv, Berisha shpjegoi se respektoi zgjedhjen e saj, por ndër të tjera zbuloi dhe atë që i kishte thënë asaj personalisht.
“I kam thënë edhe asaj, je vajza e Azem Hajdarit. Nuk ka rëndësi çfarë qëndrimesh mban. Unë jam njeri që respektoj zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm ti vemë shumë epitete por harrojmë që është thelbi I lirisë. Dhe në këtë kontekst “no comment”, tha Berisha.
Ndër të tjera Berisha ka dhënë dhe një këshillë për opozitën, që është afrimi i elitës shqiptare nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ke jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa”, tha Berisha.
Ish-numri një i qeverisë është pyetur dhe nëse do të jetë deputet vitin e ardhshëm, duke thënë se nuk ka një projekt konkret dhe shtoi se për të qënë në politikë nuk ka nevojë për mandat.