29 deputetë kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe kanë dorëzuar në Kuvend një projektligj me firmën e tyre.
Ata kërkojnë implementimin e listave të hapura dhe eleminimin e koalicioneve parazgjedhore.
Bëhet e ditur se në projektligjin e paraqitur nga ana e deputetëve të opozitës parlamentare, me drejtues Edmond Stojkun, kërkohet që të përcaktohet në Kushtetutë vendosja e listave të hapura, kufirit 5% për korrektim kombëtar dhe eleminimi i koalicioneve.
Nëse këto ndryshime miratohen, përmbyset e gjithë marrëveshja për reformën zgjedhore e dakorësuar nga ndërkombëtarët në selinë e ambasadës amerikane.
Myslim Murrizi, në një prononcim për mediat, tha se bëhet fjalë për nenin që flet për listat e hapura dhe zonat zgjedhore.
“Jam sot këtu që të shpreh para jush që 29 deputetët të opozitës së parlamentit shqiptar, në mënyrë institucionale, propozojmë rishikim të Kushtetutës për nenin 68 për hapjen e listave dhe nenin 74 për zonat zgjedhore. Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik shqiptar për të diskutuar këtë reformë zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë, që do i jepte mundësi shqiptarëve për lista të hapura. Drafti që sot depozituam në Kuvend, që dhe ia vumë në dispozicion atij, parashikon hapjen e listave, që të ndryshojnë ato dy nene. Nisma jonë buron nga ndryshimi i kushtetutës. Pragu elektoral, koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore. Nuk është shkarkim (propozimi per zevendesimin e Rudina Hajdarit). Ne kemi protokolluar një kërkesë, që të zëvendësohet bashkëkryetarja. Ju e keni qejf fjalën shkarkim, se jeni mesuar me largime, shkarkime. Kemi propozuar që në vend të Hajdarit, të jetë zoti Myslim Murrizi.”, -tha Murrizi.