Ka shkuar në 44 numri i personave që kanë humbur jetën dhe që ishin prekur nga virusi.
Një 62-vjeçar nga Tirana që vuante edhe nga komplikacione të tjera shëndetësore humbi jetën pak ditë pasi ishte prekur edhe nga koronavirusi.
Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv.
“Një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, deklaroi Qirjako.