Gati gjysma e burrave raportojnë se ndjehen të trishtuar, të irrituar dhe të ftohtë pas seksit dhe pretendojnë se përjetojnë “disfori post-koitale”, zbulon një studim i ri. Studimet deri tani kanë zbuluar se ky fenomen ndodh vetëm tek gratë, por ky i fundit mund të jetë një zbulim i errët edhe për meshkujt.
“Ne kishim kryer hulumtime mbi PCD (disfori post-koitale ) tek gratë, dhe përqindja e tyre që e përjetonin këtë fenomen ka qenë shumë e madhe”, shprehet për Neësëeek, autori i studimit studimit Robert Schëeitzer, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Teknologjisë në Queensland.
Hulumtimi i Schëeitzer vëzhgoi 230 gra dhe zbuloi se 46 përqind kishin përjetuar simptoma të PCD siç janë nervozizmi dhe të qara pas seksit të paktën një herë në jetë. Studimet tregojnë se PCD mund të lidhej me stresin psikologjik ose abuzimin seksual që në fëmijëri. Nga përvoja e punës së tij me burra dhe gra si psikolog klinik, Schëeitzer vuri re se edhe burrat po raportonin ndjenja të ngjashme pas seksit, dhe filloi të dyshonte se PCD tejkalon barrierat gjinore.
Për ta provuar këtë, Schëeitzer dhe kolegët e tij kërkuan që 1,208 burra në Australi, Zelandë të Re, Britani të Madhe, SH.B.A., Rusia dhe Gjermania të plotësojnë pyetësorë anonimë në internet për ndjenjat e tyre pas seksit. Në përgjithësi, 41 përqind e burrave thanë se kishin përjetuar simptoma të PCD në një moment të jetës së tyre, të cilat vinin nga mos dëshirimi për t’u prekur dhe dëshira për të ikur nga dhoma, ndiheshin të bezdisur, nuk kishin emocione, madje ndiheshin dhe bosh.
Deri në 20 përqind të burrave raportuan se kishin një formë të PCD brenda muajit të kaluar dhe 3 deri në 4 përqind e ndjejnë atë rregullisht. Ngjashëm me hulumtimet e kaluara për gratë, PCD ishte e lidhur me shqetësime psikologjike, abuzim seksual që në fëmijëri dhe mosfunksionim seksual.
Studimi nuk ka krahasuar burrat beqarë me burrat e martuar, ose burrat me fëmijë, kështu që është e paqartë nëse marrëdhëniet afatgjata ose rënia e testosteronit i vë burrat pak a shumë në rrezik. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se njerëzit nuk duhet të kenë patjetër traumë nga fëmijëria ose shqetësime psikologjike për të pasur PCD. Thjesht mund të jetë një kthim i ashpër nga një rritje hormonale gjatë seksit.
Schëeitzer pajtohet që ende nuk dihet shkaku i PCD tek burrat, dhe këto gjetje paraprake kryesisht kanë për qëllim identifikimin e kushteve për studime në të ardhmen. Sidoqoftë, ai është mjaft i sigurt se trishtimi, nervozizmi dhe shqetësimi pas seksit nuk janë pasqyrim i ndonjë problemi të veçantë në marrëdhënie.
“Duket se ekzistojnë një varg faktorësh, përfshirë ndjeshmërinë gjenetike, faktorët e mundshëm hormonalë dhe faktorët psikologjikë potencialisht, të cilët ne nuk i kuptojmë në këtë kohë,” shtoi ai. “Ne nuk mendojmë se ka të bëjë me marrëdhëniet, por me diçka më komplekse.”