• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbyllja e çerdhes në ish-bllok, Pipero: Nuk duhen mbyllur për një rast pozitiv

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Rritja e frikshme e rasteve të reja/ Flet Pëllumb Pipero: Ja çfarë më shqetëson më shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Doktor Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19.

Duke iu referuar lajmit se çerdhja nr.16 në ish-Bllok është mbyllur pasi një edukatore ka rezltuar me koronavirus, Pipero tha: “Fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar. Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv. Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton një maskë për të qenë i sigurt. Rasti duhet të qëndrojë në shtëpi, kontakti i tij i afërt duhet mbajtur në monitorim 7-10 ditë, por kaq. Edhe Bashkia e Durrësit u mbyll për dy persona pozitivë. Nuk duhet vepruar kështu”.

Sipas Piperos, “nuk ka vend për panik”.

“Virusi më parë ishte krejtësisht i panjohur për ne. Tani që jemi hapur ka më shumë mundësi kontakti dhe infektimi. Rastet pozitive nuk na trembin, por janë një thirrje për kujdes nga ana e mjekëve, qytetarëve dhe punëdhënësve që të respektojnë protokollet. Duhet distancë fizike dhe maskë atje ku është e nevojshme. Numri i shtuar i rasteve është apel për kujdes, jo për panik”, theksoi mjeku infeksionist.

Në lidhje me rastet e shumta të regjistruara në QSUT, Pipero u shpreh: “Është mjaft e vështirë që spitalet e mëdha të shpëtojnë, pasi ekspozimi është i gjatë dhe jo të gjithë pacientët mund të diagnostikohen. Duhet të respektohen protokollet e vizitës, kontrollit dhe sjelljes ndaj pacientit në spital”.

Sipas Piperos, edhe turistët e huaj nuk përbëjnë rrezik: “E vetmja mundësi që kemi është që t’i masim temperaturën. Duhet të mirëpresim disa çartera me turistë, jo vetëm një. Sigurisht, duhet parë situata epidemiologjike në vendin nga vijnë, por ju garantoj se turistët që vijnë janë të shëndetshëm. Nuk duhet të kemi frikë në këtë periudhë. Mjafton distanca dhe maska atje ku nuk ruajmë dot distancën 1 metër e gjysmë. Të vetmit që duhet të kenë më shumë kujdes janë moshat e vjetra dhe të sëmurët kronikë”.

Pas

E fundit në Sarandë/ Pushtohet nga flakët servisi i celularëve

Para

Murrizi për listat e hapura: Kurrë mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat

Para
Murrizi për listat e hapura: Kurrë mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat

Murrizi për listat e hapura: Kurrë mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar