Vijon të jetë e paqendrueshme situata sinoptike në Shqipëri. Edhe kjo e diel, edhe pse ka nisur shumë mirë dhe do të vijojë e tillë deri në mesditë, pritet që në orët e vona të pasdites të kemi disa ndryshime të rëndësishme te motit.
Sipas meteoalb mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme i gjithë territori do të jetë me kthjellime kryesisht në zonat e ulta dhe bregdet, ndërsa vranësira të lehta do ketë në zonat malore.
Por pasditja sjell reshje të pakta sërish në zonat malore kryesisht verilindore, ndërsa mbrëmja do jetë në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.