Presidenti Ilir Meta ka vijuar me fjalën e tij në konferencën e përjavshme.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të dekretojë në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, Kreu i Shtetit tha se do të veprojë në zbatim të plotë të Kushtetutës.
“Mendoj që pyetja është interesante por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo zhvillimeve.
E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e Kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore”, tha Meta i vendosur.