Gazetarja Alba Kepi ka raportuar nga italia për disa raporte të anti-mafias italiane dhe Guardia di Finanzas, që tregojnë se droga transportohet nga Shqipëria drejt brigjeve të italisë, me nëndetëse pa pilot.
Ndër të tjera, është raportuar se droga është transportuar pa pilot, port ë komanduara nga larg.
Kjo lidhet dhe me rastin e pak ditëve më parë, kun ë Itali u kapën 37 kg drogë në një nëndetëse pa pilot, që ishte nisur nga Durrësi.
Deklarata e gazetares:
Në raportet e Antimafias, Guardia di Finanzias, Antidrogës, pohohet se janë sofistikuar e modernizuar metodat që grupet kriminale dhe mafia shqiptare përdor për të arritur qëllimet e tyre.
Pak ditë më parë është kapur një mjet lundrues që telekomandohet nga larg, nuk kishte pilot, por kishte një program të veçantë duke ardhur nga Durrësi në brigjet jugore të Italisë. Autoritetet italianë kapën 37 kg marijuanë. Këto operacione organizohet edhe në nivelin e nëndetëseve. Këto vijnë nga përgjimet ambientale dhe telefoni që kanë pohuar se po organizohet trafiku i drogës nga nëndetëse të vogla.