• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ka ego të sëmurë” Ylli Manjani i gjen ‘formulën’ Ramës: Do të jetë i pari në çdo gjë, është sundimtar

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka ego të sëmurë” Ylli Manjani i gjen ‘formulën’ Ramës: Do të jetë i pari në çdo gjë, është sundimtar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi për kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij teza politike se oligarkët janë shkaktarë të keqqeverisjes së vendit është e gabuar.





Ai mendon se sa jetë Rama në krye të qeverisë nuk ka oligark ta diktojë atë.

“Nuk funksionon fare, po fare fare ideja që “jam i pasur dhe bëj çtë dua” me Edi Ramën në krye të qeverisë e shtetit.

Kush e njeh sado pak Edi Ramën e di fort mirë egon e tij të sëmurë, sjellen tij obsesive ndaj detajeve, dëshirën e tij për të qënë unik dhe i pari në çdo gjë. Edi Rama ngjan me një sundimtar jo me një oligark. Aq më pak i kapur nga oligarkia.”, shkruan ndër të tjera Manjani.

REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT

A ka vërtetë oligarkë në qeverisje?
==========
Teza politike se “oligarkët janë shkaktarë të keqqeverisjes së vendit”, është pa dyshim e gabuar.

Ata që e shprehin ose nuk njohin realitetin ose e njohin dhe nuk duan ta lexojnë. Në çdo rast i bëjnë nder atij që qeveris i vetëm për kokërr të qejfit të vet.

Sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisë nuk ka as oligark e as bir oligarku të diktojë qeverisjen.

Nuk funksionon fare, po fare fare ideja që “jam i pasur dhe bëj çtë dua” me Edi Ramën në krye të qeverisë e shtetit.

Kush e njeh sado pak Edi Ramën e di fort mirë egon e tij të sëmurë, sjellen tij obsesive ndaj detajeve, dëshirën e tij për të qënë unik dhe i pari në çdo gjë. Edi Rama ngjan me një sundimtar jo me një oligark. Aq më pak i kapur nga oligarkia.

Sado i pasur e sado dëshira të kesh, nuk lejohet të anashkalosh apo t’ja diktosh Edi Ramës.

Edi Rama të jep tendera, pasuri publike, leje ndërtimi e çdo favor tjetër, jo se je oligark, por se ke mjetet e duhura për të realizuar atë skicën që ka zhgarravitur Ai në një copë letër bakalli.

Vini re me vemendje, çdo ndërtim ka dorën e Tij në fasadë. As që e çan kokën fare sesa i shkon kosto e ndërtimit dhe çmimi i shitjes. Thjesht do fasadën që ka zhgarravitur vetë.

Natyrisht jo të gjithë përfitojnë, sepse një njeri i vetëm smund ti kënaqë të gjithë. Prandaj janë një grup i vogël ata që përfitojnë.

Pjesën tjetër që nuk i ka në listën e përfituesve i fton të punojnë në informalitet. Kanabizimi është punësimi i vetëm që ai ka gjetur për të kënaqur njerëzit në periferi. Kush i mbijeton tregut aty ftohet të hyjë në listën e përfitimit.

Po ata nuk janë oligarkë. Janë thjesht bisnese që trajtohen me preferencë nga Edi Rama. Kaq!

Në këtë kuptim ata nuk mund të fajsohen pse përfitojnë, aq më pak të fajesohen pse vendi keqqeveriset!!!

Oligarkia, në përkufizim do të thotë grup që sundon. Edhe Edi Rama edhe grup nuk shkon!

Le të jemi të sinqertë, kush nuk do të përfitonte nëse i jepej mundësia?

Ndaj gjykimi duhet të jetë i gjithi për atë që të heq mundësinë për të qenë i barabartë.

Ndaj them që nuk ka Oligarkë. Ka vetëm një njeri që ka në dorë çdo gjë në këtë vend.

Të merremi me Atë them unë.

I bëjmë nderë sa herë merremi jo me të, por me të tjerë…

P.S. Përjashtimin e vetëm nga kjo llogjikë e bëj vetëm për pronarët e mediave. Kompromentimi i tyre për të shitur fjalë e rrena në media është dëmi më madh që i vjen shoqërisë demokratike.
Por as ata nuk janë oligarkë. Thjesht vënë gjoba…

Pas

Në qeli për krimin e rëndë / Gjendet i vetëvarur i burgosuri në Krujë (EMRI)

Para

“Të nisë zgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë” Zbardhet ultimatumi i Bashës në mbledhjen e PD

Para

“Të nisë zgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë” Zbardhet ultimatumi i Bashës në mbledhjen e PD

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar