Kreu i Vetvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar, nëpërmjet një statusi në Facebook, tubimin e parë pas rrëzimit si kreu i qeverisë.
Kurti njoftoi se tubimi do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë dhe theksoi se do respektohet distanca.
Statusi i plotë i Albin Kurtit:
Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor
Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës.