Vrasja e George Floyd ka shkaktuar shumë zemërim në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera.
Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur për të protestuar kundër racizmit dhe dhunës së policisë së Uashingtonit.
Sipas raportimeve të BBC-së ka pasur protesta në gjithë SHBA-në, por sipas shefit të policisë, kjo mund të jetë një nga më të mëdhatë që kanë ndodhur në qytet.
Protestuesit do të mblidhen në monumente të tilla , si: Memoriali i Lincoln dhe Capitol, dhe më pas do të marshojnë drejt Shtëpisë së Bardhë.
“Ne kemi shumë informacion publik, nga burime të verifikuara për të sugjeruar se protesta këtë të shtunë mund të jetë një nga më të mëdhatë që kemi pasur ndonjëherë në qytet”, u tha gazetarëve shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane Peter Neësham.
Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy tha që zyrtarët lokalë kanë projektuar një numër midis 100,000 dhe 200,000 protestuesish, raportoi Associated Press. Dje, kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Boëser, kërkoi tërheqjen e të gjithë oficerëve të zbatimit të ligjit federal dhe trupave të Gardës Kombëtare nga rrugët e qytetit.