Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se marrëveshja e arritur mbrëmjen e sotme në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore është pozitive.
Kryemadhi ushpreh se pikat e arritura duhen implementuar me integritet, ashtu si e meritojnë qytetarët shqiptarë.
Ndër të tjera, Kryemadhi shton se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka demokraci, nuk ka ekonomi, nuk ka mirëqenie.
Reagimi i plotë i Kryemadhit:
Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.
LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë