Pas deklaratës në fillimin e seancës në Kuvend, ku deputeti i opozitës, Halit Valteri, i cili iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të bashkohen dhe të ndryshojnë Kodin Penal dhe të miratojnë futjen në fuqi të dënimit me vdekje, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.
Ai tha se ua pranon pushtetarët edhe vjedhjet, vetëm me kushtin që të bëjnë këtë ligj që tani sipas tij është i domosdoshëm
“Njëherë të vetme duhet të jemi të gjithë bashkë për fëmijët tanë. Të heqim një copë kockë nga këto koncesionet që janë për ta. Vidhni sa të doni, por ju lutem hajdeni të bëjmë një ligj. Këta njerëz që thashë se duhet të varen, meqë kjo nuk bëhet, hajde t’i dënojmë përjetë, para se të na bëhet gjëma. Hajde të ndryshojmë Kodin Penal, të sigurojmë shkollat. E marr unë përsipër që 39 deputetët e opozitës ta votojnë 100% këtë ligj”, tha Valteri.
Sipas deputetit në ndryshimet e Kodit Penal duhet të përfshihet dënimi me burgim të përjetshëm për të gjithë ata persona që akuzohen për ngacmim seksual.