• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Fshehja e 38 kg heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet pas dy javësh organizatori i trafikut (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Fshehja e 38 kg heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet pas dy javësh organizatori i trafikut (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga personin që dy javë më parë organizoi trafikun e 38 kg heroinë drejt Italisë.

Mësohet se i arrestuari është 55-vjeçari Pirro Çapi.





Kujtojmë se operacioni u krye më 17 maj në Portin e Durrësit dhe më herët u arrestua dhe shoferi i kamionit Dhimitër Hyka.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Pirro Çapi është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të kapur në Portin e Durrësit.

Pirro Çapi është arrestuar edhe në vitin 2017-të me 90 kg kanabis në Tiranë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Operacioni për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të drogave të forta, në kuadër të të cilit, dy javë më parë, në Port Durrës, nga Policia Kufitare u sekuestruan 68 pako me lëndë narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit në të cilin u konstatua lënda narkotike.

Sektori për Narkotikët në DVP Durrës ka zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trafikim të sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar.

Vihet në pranga organizatori, njëherazi edhe poseduesi i 38 kg heroinë.

Më datë 17.05.2020, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe autoritet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që drejtonte shtetasi Dh. Z. dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, si dhe vunë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasin Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave organizatorë të kësaj tentative për trafikim të drogave të forta drejt Italisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një pune operativo-gjurmuese dhe hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, bënë të mundur sigurimin e provave dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, paraditen e sotme, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin P. Ç, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të urdhrit të ndalimit, e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. Ç. në afërsi të banesës së tij, në rrugën “Kumini”, në lagjen nr. 4 Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të kapur në datën 17.05.2020, në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

 

 

Pas

Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj tregon 4 vendimet e rëndësishme të qeverisë

Para

Dhunuan 15-vjeçarin te liqeni në Tiranë, prokuroria nis hetimet për njërin nga policët

Para
Dhunuan 15-vjeçarin te liqeni në Tiranë, prokuroria nis hetimet për njërin nga policët

Dhunuan 15-vjeçarin te liqeni në Tiranë, prokuroria nis hetimet për njërin nga policët

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar