• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Profil/ Kush është Abdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës dhe premtimi i parë që bëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Profil/ Kush është Abdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës dhe premtimi i parë që bëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës votoi me 61 vota pro kryeministrin e ri Abdullah Hoti.

Ndërkohë menjëherë pas marrjes së detyrës ai ka dhënë dhe deklaratën e parë për mediat sapo ka dalë nga seanca e jashtëzakonshme ku u votua qeveeria e tij.





Ai ka bërë dhe një premtim se do të ndërrojë diskursin publik në vend dhe do të rikthejë në normalitet jetën e gjithë qytetareve dhe do të forcojë marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ne kemi një program mjaft të pasur. Unë kam dhënë zotimet para koalicionit qeverisës , deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të krijuar dhe kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona e mbi të gjitha për të forcuar miqësitë tona ndërkombëtare. Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi si shtet por jam i bindur që me koalicionin që kemi ndërtuar dhe me gjuhën e komunikimit dhe bashkëpunimit që do ta kemi me opozitën, duke i bërë pjesë të të gjitha proceseve pa përjashtim, do t’ia dalim zot këtij vendi.”, deklaroi Hoti.

Hoti ka qenë kandidat i ri i propozuar për kryeministër nga LDK, pas tërheqjes së Isa Mustafës.

Para se të propozohej kandidat për kryeministër Abdullah Hoti ka qenë ministër i Financave.

Ndërsa ai sot do të zëvendësojë Albin Kurtin, kryeministri me jetëshkurtër në detyrë në historinë e Kosovës.

PROFILI I ABDULLAH HOTIT

Arsimi: Hoti ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998.

Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomi i ka përfunduar në Staffordshire University, në Britani të Madhe.

Më 2008 është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese dhe mentorim të studentëve të doktoratës.

Përvoja akademike dhe politike:

Ai ka filluar angazhimin si asistent mësimor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1998, ku më pas ka lektoruar në studimet bachelor, master dhe të doktoratës. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor Asistent, kurse në 2012 profesor i asocuar.

Ai ka ligjëruar në Universitetin e Pejës gjatë vitit 2008-2009, sakaq edhe në Kolegjin Dardania në Prishtinë ka ligjëruar mikroekonominë dhe makroekonominë. Në 1999-2004, ka punuar në Institutin Riinvest në Prishtinë si hulumtues. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2007-2009. Jo vetëm kaq por Hoti ka publikuar gjashtë tekste, në gjuhën angleze, prej tyre dy si autor i vetëm dhe katër si bashkautor.

Pas përvojës akademike dhe humlumtuese Hoti ka filluar nagazhimet në pilitikë. Gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

Gjatë viteve 2008-2009, ka qenë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në qershor 2014, është zgjedhur Deputet i Kuvendit  të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse sot mban postin e kryeministrit të Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas

E rëndë/ Vetëhelmohet 24-vjeçarja shtatzënë dhe hidhet nga dritarja, foshnja nuk ia del dot

Para

Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj tregon 4 vendimet e rëndësishme të qeverisë

Para
Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj tregon 4 vendimet e rëndësishme të qeverisë

Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj tregon 4 vendimet e rëndësishme të qeverisë

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar