Pas takimit me përfaqësuesit e KËshillit Politik, ambasadori i BE-së tha se sot ka qenë një ditë e mirë pune dhe se është bërë progress. Por ky profres nuk duhet çuar dëm, pasi kjo që po bëhet është për të mirën e shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Në të njejtën Linjë ishte edhe ambasadori britanik, i cili tha se miratimi i kësaj reforme është një hap para për anëtarësimin në BE.
Soreca: Sot ne kishim një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE-në është e rëndësishme që të fillojë procesi i anëtarësimit për Shqipërinë. Kjo është ajo që kërkon Këshilli Europian. Dua të falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive, dhe i ftoj që të vazhdojnë me të njejtën qasje edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli dhe të mos e shpërdorojmë, sepse është në interes të popullit shqiptar, dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE.
Norman: Sot është bërë një përpaqrim i mirë. Por mbetet më shumë punë për t’u bërë, është thelbësore që këtë punë ta mbarojmë nesër, jo vetëm që shqiptarët të vazhdojë punën drejt anëtarësimit BE-së, por që votuesit shqiptarë të ketë votime më të mira zgjedhjet e ardhshme.