Një nga mjekët kinezë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, i cili pati një nxirje në lëkurë nga trajtimi kundër COVID-19.
Mjeku ndërroi jetë të premten pasi luftoi katër muaj me virusin, sipas njoftimit që ka dhënë AFP, Hu Weifeng, urolog në Spitalin e Wuhanit, qyteti i origjinës së pandemisë.
Mendohet se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës erdhi si shkak i ilaçeve që u përdorën, të cilat shtuan melaminën.
Mjeku kinez u bë i njohur në të gjithë botën pasi u publikuan foto të tij ku shihej me lëkurë të nxirë.Gjithashtu, kolegu i tij Yi Fan pati nxirje në lëkurë, por sot ka ngjyrën normale që kishte para infektimit.
Në kinë, nga koronavirusi kanë humbur jetën deri më tani 4634 persona.