Vihet në pranga 50-vjeçari Arben Bregu i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Referuar informacioneve nga policia bëhet e ditur se Bregu ishte në kërkim nga SHBA-të që prej vitit 2016 kur Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.
Ndërkaq, në qershor të vitit 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një tjetër person duke e lënë të vdekur, pas një konflikti mes tyre.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.
Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.
Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Ëashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.