Gjatë konferencës që po zhvillon kryeministri Edi Rama aktualisht me gazetarët në ambientet e spitalit COVID19 të ngritur në periferi të Tiranës, ka paralajmëruar se vala e dytë e koronavirusit mund të kthehet në vjeshtë dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur.
Kreu i qeverisë është shprehur se virusi është këtu nuk ka ikur dhe vala tjetër mund të vijë me të gjithë viruset që shoqërojnë hyrjen e dimrit.
“Virusi është këtu dhe në kushtet kur ne e kemi normalizuar lëvizjen dhe jetën nga pikëpamja e lirive është e qartë që e gjithë ëprgjegjësia tani nuk është vetëm e jona si qeveri dhe e institucioneve, por e çdo familjeje. Sepse është e natyrshme që nuk do të kontrollohet populli në jetën e tij të përditshme me ushtarë dhe inspektorë në kushtet kur çdonjëri mund të bëjë një gabim. Nadaj gabimet duhet ti parandalojë secili.
Nuk duhet ta përqeshim e të themi hajt se s’më ze mua. Këtë po diskutonim dhe me mjekët, vala e dytë thuhet se mund të vijë në vjeshtë me të gjithë viruset që shoqërojnë hyrjen e dimrit. Nuk dihet çfarë ndikimi do të ketë fluksi i madh i turistëve. Duhet të jemi gati, spitali është gati. Covid 3 u realizua në kohë rekord”, deklaroi Rama ndër të tjera.