Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion anti-drogë, ku në pranga ka rënë një cift burrë e grua.
Ata janë kapur me 27 kg kanabis në makinë, ngarkesë të cilën do e merrnin me vete për ta shitur në Tiranë.
Blutë e qytetit bregdetar në sajë të informacioneve të siguruara, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar që po transportonte lëndë narkotike dhe falë ndërhyrjes janë kapur dy personat që ndodheshin brenda.
Mësohet se të arrestuarit janë një burrë dhe një grua: E.J, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F.D, 32 vjeçe, banuese në Belsh.
Gjatë kontrollit në makinën “Volkswagen” që drejtohet nga E.J dhe ku gruaja F.D ishte pasagjere, Policia gjeti në bagazh 27 kg kanabis, që ata do ta transportonin drejt Tiranës për ta shitur.
Dosja e tyre i kalon Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.