Është emëruar drejtuesi i ri i Kadastrës së Vlorës.
Mësohet se Jurgen Pilkapi është caktuar në krye të këtij institucioni, pas dorëheqjes së Viola Himës, pas vetëm 4 ditësh në detyrë.
Ajo ishte emëruar më datë 29 maj në krye të këtij institucioni, duke zëvendësuar kështu Bilal Aliajn, i dorëhequr afërsisht 10 ditë më parë.
Mund të themi që prej kohësh Kadastra e Vlorës është përfshirë nga një zinxhir dorëheqjesh të drejtuesve.
Shifrat e tregojnë më së miri këtë, ku në 9 muaj janë larguar 6 drejtorë.
Përpara 5 muajsh u largua Florian Almadhi, i cili dha dorëheqjen pas 5 muajve. Më pas ai u zëvendësua nga Alteo Nazeraj, që ndejti vetëm 10 ditë në krye të Kadastrës së Vlorës.
Pas Nazëraj vendin e drejtorit e mori Elona Hodaj në 19 shtator 2019, por edhe ajo nuk ia doli të qëndrnte gjatë në krye të këtij institucioni.
Vensin e Hodaj e mori Taulant Canameti, por edhe ai qëndroi shumë pak në krye të Kadastrës, vetëm 4 muaj.
Canameti u zëvendësua nga Bilbil Aliaj, i cili u dorëhoq vetëm 10 ditë më parë, për t’i lënë vendin Viola Himës, e cila pas vetëm 4 ditëve në detyrë është larguar nga ky institucion.