Moti ka rezervuar surpriza për ditën e sotme.
Kështu, në mëngjes koha do të jetë me diell, por pas mesditës i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje të dobëta.
Sipas parashikimit të IGJEUM, temperaturat maksimale pritet të shënohen në vendet e ulëta 24°C, ndërsa ato minimale në vendet malore 5°C.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 22°C
në vendet e ulëta: 10 / 24°C
në vendet malore: 5 / 18 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.