Pasditen e ditës së sotme është firmosur peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar nga qytetarët korçarë.
Qytetarët kanë treguar interes ndaj thirrjes së artistëve për firmosjen e këtij peticioni dhe pjesëmarrja ka qenë e lartë.
Të shumtë kanë qenë artdashësit që i janë afruar tavolinës për të firmosur dhe për rindërtimin e një teatri si i pari.
Të gjithë u mblodhën para hyrjes së teatrit “Andon Zako Çajupi”, ku merrnin pjesë qytetarë e përfaqësues të politikës.
Njësoj siç ka deklaruar edhe Budina, kërkesat mbeten po të njëjtat, ringritjen e godinës siç ishte dhe hetim për mënyrën se si u ndërhy për shembjen e saj.
Në qytetet e Pogradecit dhe Korçës u organizua protesta për teatrin.