Një lajm i përmasave tragjike mund të quhet ai që vjen së fundmi nga Korça.
Mësohet se futbollisti i të rinjve të Skënderbeut Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare.
Ai vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi dhe ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.
Gjithsej i ndjeri i ishte nënshtruar 5 operacioneve për të larguar masën tumorale, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ai e ka humbur betejën me sëmundjen, duke ndërruar jetë dje në mbrëmje.