• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

BE vendos buxhet rekord për të kapërcyer pasojat e pandemisë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
BE vendos buxhet rekord për të kapërcyer pasojat e pandemisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i BE-së dëshiron ta përballojë krizën e pashembullt ekonomike me një projekt-buxhet të paparë. Shpëtimi i përbashkët shihet tek kreditë.

“Ky është momenti thelbësor për gjeneratën tonë,” tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në prezantimin e projekt-buxhetit në Parlamentin Evropian në Bruksel. Asnjë vend në BE nuk mund të dalë i vetëm nga kriza ekonomike që shkaktuan masat kundër pandemisë së Coronës. “Masat më të guximshme janë më të mirat për të ardhmen tonë,” tha von der Leyen. “Ky është momenti i Evropës”.





Fondin ekonomik ajo e pagëzoi me emrin “Gjenerata tjetër e Evropës” për të sqaruar se fjala është për një “investim në një të ardhme të përbashkët” dhe jo për shlyerjen e borxheve të vjetra. Duhet të krijohen themelet për një Evropë të gjelbër, digjitale dhe sociale. “Çdo shtet anëtar është i prekur nga kriza, kështu që duhet të jetë në interesin tonë të përbashkët që të dalim nga kriza shpejt dhe së bashku”, tha von der Leyen për DW pas paraqitjes së saj në parlament. “Ne duhet të rregullojmë me shpejtësi tregun e brendshëm të përbashkët të BE. Asnjë shtet anëtar nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Ne të gjithë jemi të ndërvarur.” – tha ajo.

Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Evropian. Komisioni i BE-së planifikon të shpenzojë 1.85 trilion euro gjatë shtatë viteve të ardhshme. Kjo është rreth 1.9 përqind e prodhimit ekonomik të 27 vendeve të BE-së në vitin 2019. 1.1 trilion e kësaj shume përbëjnë buxhetin e rregullt për shtatë vjet. 750 miliardët e tjera do të ndahen për programet për ndërtimin e ekonomive të dëmtuar nga pandemia e Coronës. Paratë do të shpërndahen në rajonet dhe industritë e goditura fort gjatë dy viteve të ardhshme.

Programe akute ndihme

Vetë vendet e BE-së kanë buxhetuar tashmë në buxhetet e tyre kombëtare shuma tri herë më të mëdha, përkatësisht 2,4 trilion euro, për të mbështetur kompanitë e vendeve të tyre. BE ka vënë në dispozicion disa javë më parë 540 miliardë euro për tri programe akute ndihme.

Komisioni propozon që 500 miliardë euro të jepen në formë granti dhe 250 miliardë euro t’u vihen në dispozicion vendeve anëtare si kredi. Gjermania dhe Franca janë shprehur në favor të kësaj formule. Kurse kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe përfaqësuesit e Holandës, Danimarkës dhe Suedisë këmbëngulin që të mos jepen grante, por kredi të ripagueshme.

Italia, Franca, Spanja dhe gjashtë vende të tjera nga ana tjetër, insistojnë për grante sepse huatë shtesë do ta rritnin shumë borxhin e vendeve të prekura. Sipas llogaritjeve paraprake Italia do të marrë rreth 173 miliardë euro nga fondi ekonomik “Gjenerata tjetër e Evropës”, por më shumë se gjysma e kësaj shumë është në formë kredije. Spanja do të marrë rreth 140 miliardë euro, Franca 39 miliardë euro grante dhe Gjermania rreth 28 miliardë euro./Marrë nga Dw shqip

Pas

Rritja e rasteve me COVID-19, Manastirliu: Këto aktivitete nuk do hapen në 1 qershor

Para

I vranë djalin te pragu i shtëpisë, mjeku tregon se çfarë i tha shoku vrasësit në momentin e fundit

Para
I vranë djalin te pragu i shtëpisë, mjeku tregon se çfarë i tha shoku vrasësit në momentin e fundit

I vranë djalin te pragu i shtëpisë, mjeku tregon se çfarë i tha shoku vrasësit në momentin e fundit

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar