Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit depozituan kallzim penal sot në Prokuorinë e Posaçme Anti Korrupsion për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj
Akuza vjen për shkak të dhunë së përdorur ditën që u shemb teatrin, por edhe tenative për vrasje pasi fadroma ka shembur godinën kur në brendësi të saj kishte ende artistë.
Gjithashtu nga artistët është deklaruar se do të kërkohet të hetohet se përse policia ka qenë me armë të rënda atë natë kur u bë bastisja e teatrit. Juristja Adriana Kalaja deklaroi se kërkojnë që SPAK të marrë masat e duhura që të mos ketë fshirje të provave dhe manipulim të tyre.
“Një grup nga qëndrestarët në mbrojtje të Teatrit sot kemi depozituar një kallëzim kundër Lleshajt, Veliut dhe Veliajt. Ata akuzohen për ” Vrasje të mbetur në tentativë”. Kemi parashtruar faktet tona. Ka mundësi shumë të madhe fshirja dhe manipulimi i tyre.
Jemi besimplotë se SPAK do të marrë masat e duhura. Atë natë në shesh ishin rreth 120 vetë, por është e pamundur të bëjmë kallëzim kolektiv ndaj ne përfaqësojmë edhe pjesën tjetër. Kam besim se SPAK do na thërrasë. SPAK ka nisur hetimet për kallëzimet e bëra nga ne. Edhe me kallëzimin që ne bëmë sot, jemi besimplotë që SPAK do nisë hetimet”, u shpreh Kalaja.
Ndërsa regjisori Robert Budina deklaroi se dosja e dërguar në SPAK do të përkthehet dhe do të dërgohet për hetim ndërkombëtar.
“Ne presim të fillojë hetimet dhe këtë dosje do ta përkthejmë dhe do e çojmë për hetim ndërkombëtar. Ne u sulmuam nga RENEA dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Patë gjë ndonjë dhunë nga ne. Automatik në kokë, si ta vërtetoj unë këtë në mes të errësirës. Është fjala ime kundër atij ministrit”, tha ai.