• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

BSH konfirmon vendimin për shtyrjen e kredive me 3 muaj

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
BSH konfirmon vendimin për shtyrjen e kredive me 3 muaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konfirmohet lajmi nga Banka e Shqipërisë në lidhje me shtyrjen e kredive me tre muaj për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Ndërkaq, në një deklaratë publike, BSH thekson se kreditë do të shtyhen deri më datë 31 gusht 2020.





BSH deklaron edhe shtyrjen me 1 vit të hyrjes në fuqi të kërkesave më të shtrënguara për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive të ristrukturuara, për në muajin janar 2022.

Deklarata e Bankës së Shqipërisë:

Siç jeni në dijeni, në muajin mars dhe prill të këtij viti, në kuadër të gjendjes së rënduar për vendin, ekonominë shqiptare dhe në veçanti për sistemin bankar dhe institucionet e tjera financiare, si rrjedhojë e situatës pandemike COVID -19, Banka e Shqipërisë, ndërmori disa masa dhe ndryshime rregullative për bankat, por jo vetëm, me qëllim kryesisht sigurimin e zgjidhjes së kërkesave të klientëve për periudha të përkohshme shtyrjeje, dhe njëkohësisht sigurimin e shëndetit të bankave dhe sistemit në tërësi.

Në kushtet kur akoma vazhdojnë të evidentohen vështirësi për kredimarrësit dhe bankat, si pasojë e kësaj situate, si dhe me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të ngritura nga biznesi dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave, autoriteti mbikëqyrës, duke analizuar dhe konsideruar propozimet dhe kërkesat e parashtruara nga bankat, si dhe bazuar në eksperiencat më të mira të vendeve të tjera dhe udhëzimeve të Autoritetit Evropian Mbikëqyrës (EBA) për këtë qëllim, miratoi disa ndryshime në rregullat për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat, të cilat synojnë lehtësimin për bankat, kryesisht nëpërmjet: pezullimit të përkohshëm të zbatimit të detyrimit që rrjedh nga kërkesat për administrimin e rrezikut të kredisë, për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive për të gjitha kategoritë e klientëve, edhe për një periudhë tjetër, nga data 1 qershor deri në 31 gusht 2020, për arsye të vështirësive financiare dhe rënies së aftësisë paguese të huamarrësve, ndikuar nga situata e krijuar; pezullimit të përkohshëm të krijimit të fondeve rezervë për pasuritë e paluajtshme të përftuara kundrejt shlyerjes së kredive deri në muajin dhjetor 2020; dispozitë lehtësuese për kreditë e ristrukturuara, sipas së cilës bankave u jepet mundësi të ristrukturojnë marrëdhëniet aktuale të kredive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme në varësi të aftësisë paguese të kredimarrësve deri më 31 dhjetor 2020 pa kosto shtesë të provigjoneve dhe pa përkeqësim të statusit të huamarrësve;

shtyrjen me 1 vit të hyrjes në fuqi të kërkesave më të shtrënguara për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive të ristrukturuara, për në muajin janar 2022. Nëpërmjet kësaj mase bankat do të mund të përdorin edhe gjatë vitit 2021 të njëjtat kritere për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive të ristrukturuara si ato përpara situatës së pandemisë; dhe shtyrjen me 1 vit të efekteve të rregullores “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare” deri në muajin janar 2022. Në këtë mënyrë, bankat do të kenë një hapësirë më të madhe kohore të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për huamarrësit e përbashkët në vështirësi financiare. Ndërkohë, kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me bankat. Në përfundim, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, dëshirojnë të sigurojnë të gjithë publikun shqiptar se mbeten te angazhuara maksimalisht për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme, në kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

Më herët në një njoftim në mediat sociale, Kryeministri Edi Rama, bëri publike marrëveshjen dhe u shpreh se kjo është një masë lehtësuese për të gjithë ata që kanë kredi për të shlyer.

Pas

Përgjimet nga Policia/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër: Rrezikon të drejtën për privatësi

Para

Rikthehet vetingu/ Ja gjyqtarja që del në komision më 3 qershor

Para
Rikthehet vetingu/ Ja gjyqtarja që del në komision më 3 qershor

Rikthehet vetingu/ Ja gjyqtarja që del në komision më 3 qershor

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar