• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Arrestimi dhe ekstradimi i dy shtetasve turq, OKB nis hetimet ndaj qeverisë shqiptare (DOKUMENTI )

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Arrestimi dhe ekstradimi i dy shtetasve turq, OKB nis hetimet ndaj qeverisë shqiptare (DOKUMENTI )
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur hetimet ndaj qeverisë shqiptare në lidhje me arrestimin dhe ekstradimin e dyshuar si të paligjshëm ndaj dy shtetasve turq  Çelik e Simsek.

Ky ekstradim që u shoqërua nga një aksion policor të bëftë në orët e para të 1 janarit u kritikua me tone të ashpra më pas nga Partia Demokratike si dhe nga Brukseli.





Gjithashtu dhe ndalimi i turkut Selami Simsek ngjalli dyshime se mund të përsëritej ekstradimi i paligjshëm.

Me anë të një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami Şimşek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.

Qeveria Rama ende nuk është pergjigjur. Ministri i Brendshem Lleshaj ka justifikuar veprimet dhe procedurat e ndjekura nga policia.

Qeveria Erdogan ka trysnuar shtetet e Ballkanit për t’i dorëzuar policisë turke aktivistët “gylenistë” edhe kur ky veprim shkel ligjet shtetërore e ndërkombëtare.

Në komunikimin e tyre për qeverinë shqiptare, grupet e punës dhe raportuesit e mësipërm kërkojnë nga qeveria shqiptare informacion dhe sqarime të detajuara si më poshtë:

  1. Informacion shtesë dhe çdo koment mbi akuzat për zhdukjen me forcë dhe shkeljet e rënda të të drejtave të shtetasve turq.
  2. Informacion mbi vendndodhjen aktuale dhe gjendjen shëndetësore të z. Şimşek, si dhe masat e marra nga qeveria për t’i siguruar atij akses të shpejtë dhe sistematik me përfaqësuesin e tij ligjor.
  3. Informacion mbi statusin aktual të procesit të aplikimit të z. Şimşek për azil politik dhe mbrojtje ndërkombëtare.
    4. Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore për dëbimin e z. Çelik në Turqi, përfshi një sqarim të detajuar sesi kjo masë (dëbimi i z. Çelik) është në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga konventat e ratifikuara nga Shqipëria (Konventa kundër Torturës, Konventa mbi Statusin e Refugjatëve, Konventa mbi Zhdukjet me Forcë).
  4. Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore (masat në kuadër të sigurisë kombëtare, apo masa të tjera) që është përdorur për të justifikuar dëbimin në Turqi të personave të akuzuar për simpati ndaj lëvizjes Hizmet/Gulen që kërkojnë azil në Shqipëri.
  5. Informacion të detajuar mbi mënyrën e vlerësimit gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut nga autoritetet shqiptare (në kuadër të masave procedural dhe analizës së situatës në vendin e kthimit), për të siguruar që të drejtat themelore të këtyre individëve të mos shkelen, në procesin e kthimit dhe në vendin ku ata kthehen.
  6. A i janë kërkuar qeverisë së Turqisë nga qeveria e Shqipërisë, garanci me shkrim që të drejtat e personave e kërkuar nga Turqia në rast kthimi nuk do të shkelen, përfshi të drejtën e lirisë, të sigurisë personale dhe të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor, në rast se akuzohen për kryerjen e ndonjë vepre penale? Dëshmi nga qeveria shqiptare që garanci të tilla janë kërkuar dhe janë marrë.
  7. Informacion mbi garancitë që ekzistojnë dhe masat e marra për t’i zbatuar këto garanci, me qëllim shmangjen e deportimeve apo kthimin me forcë nga Shqipëria drejt vendeve ku liria, siguria personale, integriteti apo jeta e çdo individi në një situatë të ngjashme, në veçanti e personave që aplikojnë për azil, apo mbajtës të çertifikatave si azilkërkues, mund të jetë në rrezik.
  8. Informacion mbi masat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të siguruar të drejtën e personave për një zgjidhje efektive për shkeljen e të drejtave të njeriut, që përfshin ndalimin arbitrar, zhdukjen me forcë, deportimin e paligjshëm, torturën dhe keqtrajtimin.

Ndërsa organet për të drejtat e njeriut të OKB-së i kërkojnë qeverisë shqiptare një përgjigje urgjente për akuzat e mësipërme, ato kërkojnë nga autoritetet shqiptare të ndalojnë vendimet për dëbim dhe të rishikojnë pa vonesë vendimet kundër z. Selami Şimsek apo shtetasve të tjerë turq në Shqipëri. Organet për të drejtat e njeriut të OKB-së gjithashtu i bëjnë thirrje autoriteteve të kryejnë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut me të cilin këta persona mund të përballen, duke pasur parasysh të drejtat e tyre sipas të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Qeveria shqiptare nuk është përgjigjur ende mbi akuzat serioze për zhdukjen me forcë dhe shkeljen e të drejtave të shtetasve turq Selami Şimşek dhe Harun Çelik.

Komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga organet për të drejtat e njeriut të OKB-së mbi shtetasit turq pason vendimin e ndërmjetëm të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së të datës 9 janar 2020, me anë të së cilit qeverisë shqiptare i kërkohet të mos e kthejë z. Selami Şimşek në Turqi, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbi këtë rast nga ky Komitet.

Gjithashtu vendimi i ndërmjetëm i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili është i detyrueshëm dhe drejtëpërdrejtë i zbatueshëm nga qeveria shqiptare, i kërkon autoriteteve të marrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim që z. Şimşek t’i mundësohet akses tek përfaqësuesi ligjor dhe familjarët e tij; si dhe të pranojnë, regjistrojnë dhe përcjellin kërkesën e tij për azil tek organet kompetente për shqyrtim.

Pas

Pamje të rënda/ “Aman, më lini” Policia Bashkiake sulmon qytetarin që mblidhte kanaçe në Kombinat

Para

Për kë bien kambanat e Ilir Metës?

Para
Për kë bien kambanat e Ilir Metës?

Për kë bien kambanat e Ilir Metës?

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar