Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke postuar që me mëngjes fjalët e biznesmenit amerikan, themeluesit të kompanisë “Apple”, Steve Jobs.
Mesazhi ka të bëjë me ëndrrat dhe arsyet se përse nuk duhet të heqësh dorë.
“Çdo ëndërr nga e cila ti heq dorë është një copëz e së ardhmes që pushon së ekzistuari”, shkruan Rama.
Mirëpo në foton e postuar vihet re një gabim.
Emri i Steve Jobs nuk është shkruar në mënyrë korrekte, pra duhet Steve jo Steve sic është në fotografi.
Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një gabim shpejtësie apo jo, por ajo që mund të themi është se kryeministri përpara se të postojë duhet patjetër të kontrollojë përmbajtjen e mesazhit.