• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Zëri i Amerikës”për Kongresin e PS: Kërcënime, tallje dhe një ftesë për opozitën

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Zëri i Amerikës”për Kongresin e PS: Kërcënime, tallje dhe një ftesë për opozitën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dje  u mbajt Kongresi i PS-së, eventi bëri bujë ngado për mënyrën e orgazimit. Vëmendje i ka kushtuar edhe vet  edhe Zëri i Amerikës, përmes një shkrimi të botuar. VOA mban një qëndrim të ashpër kundrejt Ramës, ndërsa nuk harron të përmend edhe  ftesën për opozitën.

SHKRIMI TE VOA



Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ftoi sot opozitën të ulen së bashku për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor, si për të eksperimentuar votimin dhe numërimin elektronik ashtu dhe për të ashpërsuar masat në kodin penal për shitblerjen e votës. Duke folur në një takim në Sheshin Nënë Tereza, ku socialistët rikonfirmuan Erion Veliajn si kandidat për mandatin e dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri foli me tone të ashpra ndaj vendimit të opozitës për të braktisur parlamentin duke theksuar se shumica nuk ka ndërmend të japë pushtet në tavolinë.

Socialistët kishin thirrur sot kongresin e tyre elektoral në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, ku ata rikonfirmuan paraprakisht 7 kandidatë të tyre. Por më shumë se ajo çka u zhvillua në sallë, vëmendjen e tërhoqi takimi që ndërkohë ishte organizuar në Sheshin Nënë Tereza, aty pranë “për të kërkuar një mandate të ri për Erion Veliajn dhe Partinë socialiste në Tiranë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Takimi, si shumë të tjerë të organizuar së fundmi nga kreu i Qeverisë, dukej të ishte dhe një provë force e numrash, përballë opozitës e cila ka lënë parlamentin dhe i është drejtuar protestave për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme.

Një akt që për zotin Rama është “tradhti ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik”, por që siç u shpreh ai mbetet zgjedhje e vetë opozitës, ndërsa refuzoi kategorikisht çdo mundësi për marrje e dhënie pushteti në tavolinë, siç u shpreh ai: “Mendojnë se duke e kthyer Shqipërinë në rrumpallën e paligjshmërisë, sherrit, konfuzionit, do të detyrojnë ndërkombëtarët që të ndërhyjnë që t’u hapin këtyre të dëshpëruarve rrugën e pushtetit në tavolinë. Ta harrojnë. Vetë e zgjodhët t’i jepeni rrugës, në rrugë do rrini. Ne s’kemi as mandate t’u japim ju pushtet në tavolinë, dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj”

Zoti Rama pati megjithatë një propozim për opozitën, duke e ftuar që të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor, për të eksperimentuar që tani votimin dhe numërimin elektronik, si dhe për të përfshirë në kodin penal çdo masë ndëshkimi për shitblerjen e votës, “dhe nëse ju në zgjedhjet e 30 Qershorit, fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje parlamentare të parakohshme që në vjeshtë”

Por opozita, ndonëse nuk ka deklaruar se s’do të marrë pjesë në zgjedhje, këmbëngul se më Ramën kryeministër nuk mund të ketë proces zgjedhor. Kreu i Qeverisë u shfaq shpërfillës ndaj një skenari të tillë: “Punë e madhe fort. Mos u fusni. Askush nuk futet në këtë sistem me zor në zgjedhje. Kush do, futet, kush nuk do s’futet, por ama askujt nuk i ndalohet dot të zgjedhë dhe të zgjidhet, kur vjen dita e zgjedhjeve. Ka ardhur koha që kjo vallja me maska e Lulit, të mbarojë një herë e mirë”.

Sipas kryeministrit opozita i druhet humbjes në zgjedhje: “Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Nuk fiton as në Partinë e tij nëse nuk i vjedh. Ndërsa LSI-ja sot nuk përfaqëson më askënd, por po ta besojnë Monikën, nuk përfaqëson më as Ilir Metën”.

Dhe për presidentin Meta e deklaratat e tij të fundit, për rrezikun e një junte ushtarake dhe se ishte gati të sakrifikonte jetën, duke bërë krahasimin me ish presidentin kilian Salvador Allende, zoti Rama tha jo pa ironi e me tone gati tallëse: “Rri i qetë dhe mos i ço më në mendje ato çudira, se na hutove”.

Pas

“Nuk ka vdekje, bijë. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojmë”/ Fjalët më të Bukura të Isabel Allende

Para

Mosha kur njerëzit fillojnë ta urrejnë punën e tyre

Para
Mosha kur njerëzit fillojnë ta urrejnë punën e tyre

Mosha kur njerëzit fillojnë ta urrejnë punën e tyre

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar