Një deklaratë e pazakontë vjen nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. I ftuar në emisionin “Java”, Lleshaj ka folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit te protestuesit për shembjen e Teatrit.
Ndër të tjera, Lleshaj u shpreh se punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qyetetarë që shkelin ligjin. Madje Lleshaj ka shkuar deri aty saqë shprehet se dhunë është një dobi publike.
“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat,“-tha Lleshaj.