Në seancën plenare në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se është e papranueshme që policia të ndodhet në mes këtij diskutimi. Midis të tjerave, Lleshaj ka komentuar edhe mungesën e numrave të identifikimit të policëve gjatë protestës.
“Për çfarë arsye duan të identifikojnë policët: “Për t’i linçuar dhe intimiduar që nesër të mos jenë më në radhët e saj?”, tha ai.
Ndërkaq, përmes një reagimi gazetarja Anila Hoxha, e vë në rikujtesë ministrin se ajo çfarë i kërkohet është detyrimi ligjor për Policinë e Shtetit.
Reagimi i plotë i gazetares:
Ministri i Brendshem, njekohesisht Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtor i Rendit, Drejtor i Standarteve , drejtor i 12 drejtorive vendore ne te gjithe vendin tregoi te verteten se perse gjate protestes se 17 majit efektiveve ju hoq nga uniforma numri i identitetit. Ministri rrefehet ” kam degjuar shume qe kerkojne numrat e identitetit te tyre, duan ti identifikojne personalisht. Te nderuar qytetare, te nderuar kushdoqofshi, punonjesit e policise ne daten 17 maj , kane qene aty jo individualisht , kane qene te strukturuar”.
Me tej pyet ” Cfare ju duhen punonjesit individuale, perse i kerkoni emrat e punonjesve te pervecem, perse? Per ti lincuar individualisht , per ti intimiduar punonjesit e policise qe neser te mos rreshtohet ne radhe te pare?”
Nuk do merrem aspak me paqartesine qe kam , pra cdo te thote polic pa identitet para qytetareve? As qe ndalem tek kuptimi shqip – shqip i “rreshtimit” qe si rrenje ka rreshtin dhe emrin ushtarak “rreshter” dhe qe masandej pershkruan vendosjen e nenreparteve ne rresht, te cilet reagojne me komande.
Pra le te bindemi qe polici normal, aty ne rresht eshte ai pa identitet, pra pa numer. Me siguri te njejten gje urdheron dhe ligji per uniformen dhe simbolet e policise se Shtetit?
Ligji numer 108 , neni 98 tregon se ” punonjesi i policise i kryen detyrat per RUAJTJEN E RENDIT dhe te sigurise publike me UNIFORME dhe SHENJAT e percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave’
Po si te bindur qe jemi, pra si te rreshtuar e kemi mesuar cdo te thote uniforme, aq me teper uniforme polici.
Por le te bejme sikur nuk e dime cfare do te thote SHENJE ne uniforme.
Vendimin i Keshilli i Ministrave na ndihmon edhe per kete gje te dashur kushdoqofter;
Shenjat dalluese të Policisë së Shtetit janë:
Shenja e mbiemrit/numri i identifikimit
Shenja e kapelës
Shenjat që vendosen në objektet e uniformës, sipas shërbimeve të Policisë së Shtetit, të përcaktuara, si më poshtë vijon: a) Shenja e krahut e Policisë së Rendit; b) Shenja e krahut për Shqiponjat; c) Shenja e krahut e Policisë së Kufirit dhe Migracionit; ç) Shenja e krahut e Policisë Rrugore; d) Shenja e krahut e Forcave Speciale “RENEA”; dh)
Shenja e krahut e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; e) Shenja për kursantë/studentë; ë) Shenja e jakës, përkrenare e Skënderbeut e stilizuar; f) Shiriti i kapelës dhe kopsat me ngjyrë “të artë
Pra efektivi i policise shqip shqip duhet te gjendej ate dite ne sherbim me uniformen, kapelen, graden dhe ceshte me e rendesishme …shenjen e mbiemrit dhe numrin e identifikimit. Nuk e thote Maliqi, por ligji.
I njejti vendim i keshillit te ministrave urdheron : unformat jane te patjetersueshme . Pra unformat nuk preken, eshte njesoj sikur policit ti kesh hequr kapelen, ta kesh nxjerre zbathur me te brendshme ne qytet ose pa kepuce. Perjashtohen nga keto urdhera agjentet civile dhe Renea, te fundit ne asnje menyre nuk lejohet te marrin pjese ne proteste.
Ti kerkosh policit me uniforme te sherbeje pa numrin e vet personal dhe pa mbiemer , eshte njesoj sikur po e inkurajon me te dyja duart te behet autor krimi. Pasi ne te gjitha kuptimet, ligjvenesi eshte kujdesur duke sanksionuar edhe parimet nga te cilat udhehiqet policia , e para e tyre eshte ligjshmeria dhe vijohet me integritetin apo edhe kontrollin dhe llogaridhenien. Kur policit i shkulet nga uniforma numri i identifikimit dhe mbiemri bie nje nga shtyllat e mezi ndertuara qe synon besimin e komunitetit gjate misionit te policit per ruajtjen e rendit dhe sigurise publike.
Meqe dikush duhet bere fajtor ne kete rremuje , them qe gishtin tja drejtojme ligjvenesit qe urdheron ndryshe, ai ligjvenes qe kerkon polic me uniforme dhe numer, duhet te kete qene driteshkurter dhe nuk ka parashikuar se qytetari duhet pare nga polcia si pala tjeter, si kundershtari. Keshtu e kuptova une fjalen e ministrit, leshohuni cuna dhe binduni .
Ne fund te gjithe ministrat qe ju ka rene per pjese tju komandojne kane ikur. Nje dite edhe ky minister, do jete si ata paraardhesit e tij , do protestoje perpara kordoneve policore, do ju pershtyje e do ju shaje nga njerezit e shtepise. Ndersa ministri i radhes qe do kete marre komanden, kushedi cdo urdheroje tju zhveshin nga uniforma.