Pas përplasjeve të shumta që kanë ndodhur në lidhje me Teatrin Kombëtar, ka folur edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sot në Kuvend.
Ai ka folur në mbrojtje të Policisë së Shtetit, pas kritikave të shumta në dhunën e përdorur ndaj qytetarëve.
Lleshaj ka thënë se është e pafalshme të përfshihen në këtë diskutim për kulturën policët. Më tej ai shtoi se nga protesta kanë përfunduar në spital të gjakosur 7 policë, kurse për qytetarët siç theksoi ai s’ka informacion për të plagosur.
Edhe për akuzat se pse policia ishte e paidentifikuar në protestë Lleshaj tha se ata nuk ishin në mënyrë individuale aty, ndërsa shtoi se identifikimi i tyre do të shërbente vetëm për t’i intimiduar.
“Dua të them që kemi të bëjmë me çështje themelore. Diskutimet kanë targetuar policinë e shtetit. Është e pafalshme të përfshihet policia në mes të këtij diskutimi për kulturën. Çfarë duhet të bënte policia më 17 maj 2020? Çfarë duhet të bënte policia gjatë protestave të dhunshme të vitit 2012?
Përgjigija e të gjithëve ishte hiqini kapelen policisë së shtetit sepse dua të realizoj një qëllim që smund ta arrij në mënyrë tjetër. Kjo është të kthehemi mbrapsht. Nuk e di nëse ata që artikulojnë pa turp thirrjen hiqni kapelen për policinë a e mendojnë qoftë edhe një ditë ventin pa policinë. Nëse dikush ia bën pyetjen vetes se si mund të duket vendi pa policinë e saj… le të kuptojnë se çfarë ndodh në një vend kur policia heq kapen. E hoqën kapelen në vitin 97 dhe ndodhi ajo çfarë ndodhi…
Më 17 maj 7 policë kanë përfudnuar në spital të gjakosur. Nga ata që duan të na vendosin antikulturën. Dhe nuk kam të dhëna që pati të lënduar prej protestuesëve. Nëse kemi vendosur të jetojmë se bashku e vetmja gjë që na mban bashkë është ligji. Kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale edhe goditja po ashtu. Atëherë duhet të jemi të gatshëm të pranojmë konsekuencat e këtij veprimi. Është vendosur nga ligji mes dy palëve nuk lejohet nuk është e moralshme dhe korrekte që sulmi të drejtohet ndaj policisë së shtetit.
Kam dëgjuar shumë nga ata që kanë kërkuar numrin e tyre të identifikimit. Punonjësit e policisë skanë qenë atje individualisht… nëse kërkoni përgjegjësit jam unë është drejtori i policisë. Për çfarë u duhen emrat e tyre individuale për të intimiduar personalisht punonjësit e policisë”, u shpreh Lleshaj ndër të tjera.