• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Ja vdekje ja liri. Poshtë komunizmi!” Përkujtohet sot Revolta e Spaçit: Populli është me ne!

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ja vdekje ja liri. Poshtë komunizmi!” Përkujtohet sot Revolta e Spaçit: Populli është me ne!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sot shënon data 21 maj, e njëjta ditë kur filloi dhe revolta e të dënuarve politikë në burgun e Spacit, në kohën e diktaturës në Shqipëri.

Kjo revoltë nisi më datë 21 maj 1973 si një kundërshtim ndaj urdhërave dhe rregullave të vendosra në burg.

Më pas do të merrte përmasa më të mëdha duke kundërshtuar vetë regjimin komunist.

Edhe pse shumë pak veta e dinë, shkak për këtë u bë një incident i vogël mes një të dënuari dhe gardianit të Burgut të Spaçit, por përfundoi me revoltën e thuajse të gjithë të burgusurve, duke shkaktuar tronditje të fortë për institucionet e sigurisë dhe drejtuesit e qeverisë komuniste, siç njofton Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

Për rreth 3 ditë në tarracën e burgut 100 të burgosur filluan të hidhnin parrullat “Ja vdekje ja liri!”, “Populli është me ne”, “Rroftë Shqipëria e lirë”, “Ju jeni katila”. Ata u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët.

Deri në momentin që u shtyp dhunshëm revolta, të dënuarit u bashkuan dhe kundërshtuan me forcë të dorëzoheshin, duke u konfrontuar fizikisht me gardianët e Burgut të Spaçit, të repartit 303 dhe të forcave të sigurimit dhe ushtrisë të mbërritur nga Tirana.

Si rezultat dhe në shenjë hakmarrje, do të dënoheshin me pushkatim, katër nga krerët kryesorë të revoltës ndërsa rreth 82 persona të tjerë do të ridënoheshin me vite të gjata burgu: Pal Gjergj Zefi, Dervish Bejko, Skënder Haja, Hajri Pashaj.

Urdhri për dënimin e të burgosurve të Spaçit, erdhi nga Tirana. Ai u përpilua më 1 qershor 1973 dhe pastaj iu paraqit Gjykatës Popullore të rrethit Mirditë. Më poshtë po paraqesim formulimin e një aktpadie ndaj njërit prej të akuzuarve:

“I pandehuri Rexhep Lazri, ka marrë pjesë dhe ka hedhur parulla kundër pushtetit duke u shprehur: Ja vdekje ja liri!, Poshtë komunizmi! etj. U ka bëre thirrje të dënuarve të tjerë për të marrë pjesë në revoltë.”

Pas

“S’të vjen turp, pse nuk e mbrojte shtëpinë tënde?” Arjan Çani sherr me Artan Imamin për Teatrin: Injorant, qenke budalla

Para

Shembja e Teatrit Kombëtar/ SPAK nis zyrtarisht hetimet. Ky është prokurori që merr në dorë dokumentet

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar