• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Teliti: Paketat ishin të pamjaftueshme; Bushati: Nuk jemi në komunizëm që të mbajmë njerëzit me punë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Teliti: Paketat ishin të pamjaftueshme; Bushati: Nuk jemi në komunizëm që të mbajmë njerëzit me punë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist Ervin Bushati dhe Dorian Teliti, shefi i kabinetit i kreut të Partisë Demokratike, debatuan në “A2 Business Week” të producentes ekzekutive të biznesit në A2, Aurora Sulçe, mbi menaxhimin e situatës ekonomikë gjatë pandemisë Covid-19.

Ervin Bushati u shpreh se “jemi ende në pandemi dhe nuk mund të themi ende se çfarë do të ndodhë”.





“Ne mund të hapemi, por nëse nuk hapen partnerët tanë si Greqia apo Italia, ekonomia do të vijojë të vuajë. Por, funksioni i parë i shtetit është ruajtja e njerëzve. Besimi që kemi krijuar nga faza e parë na bën të mendojmë se nëse ruajmë këto parametra, mendoj që ekonomia jonë mund të ringrihet shumë shpejt”, tha Bushati.

Por, sipas Telitit, edhe pse “ekonomia shqiptare, ashtu si e gjithë vendeve të tjera, do të ndikohej negativisht nga pandemia”, qeveria nuk bëri detyrën e saj për të minimizuar dëmin ekonomik.

“Çdokush duhet të bëjë detyrën për të minimizuar dëmet. Konsumatori e bëri detyrën e vet, u karantinuan dhe respektuan rregullat. Biznesi po ashtu. Aktori i tretë, qeveria, nuk e ka kryer detyrën e saj, ndonëse ka prezantuar dy paketa. Paketat ishin të pamjaftueshme për t’ju përgjigjur sfidës social-ekonomike. Të paktën të bënim atë që bëri Kosova, që prezantoi paketa më agresive në mbështetje të konsumatorit dhe biznesit. Përveç halleve që kishim para pandemisë dhe tërmetit, dhomat e tregtisë dhe ekonomisë në Kosovë po krenohen duke u krahasuar me ne. Paketat më agresive, që do të stimulonin konsumin dhe do të mbanin gjallë biznesin për këto 2-3 muaj, duheshin ndërmarrë në kurriz të buxhetit të shtetit. Duhej hequr çdo shpenzim që nuk kishin lidhje me krizën shëndetësore. Pasi të ezauroheshin këto hapësira në buxhet, mund të procedohej me rritjen e borxhit publik”, u shpreh Teliti.

Përgjigjja e Bushatit ishte: “Nuk ka shtet që nuk do të donte të ndante më shumë para’. Por, nuk jemi në komunizëm që të mbajë shteti njerëzit me para’ dhe punë. Ne nuk jemi vetëvrasës që mos të duam të ndihmojmë biznesin. Mos harrojmë që Shqipëria ka një premtim për 1,5 miliardë euro për rindërtimin. Nuk jetojmë në një botë ëndrrash që të shpërndajmë para’ pa fund. Shoqëria është hapur dhe aktiviteti këtë javë ka qenë thuajse në normalitet. Po shpresojmë mos të kemi valë të dytë infektimesh që do ta dëmtonte më shumë ekonominë. Ne vazhdojmë ende të jemi në situatë pandemie, në SHBA ka shkuar 20% papunësia. Sot është shumë shpejt të flasësh për papërgjegjshmëri. Shqipëria është vlerësuar dhe prandaj janë dhënë 1,5 miliardë euro. Ne jemi të besueshëm për FMN, Bankën Botërore apo BE-në, vetëm për Bashën jo”./A2CNN/ 

Pas

“Kur u zgjova isha pa pantallona”, i riu shqiptar përdhunohet në burgun grek

Para

Plasari për Ramën: Nëse pupulitit i themi tallash, po pikturën si ta quajmë?

Para
Plasari për Ramën: Nëse pupulitit i themi tallash, po pikturën si ta quajmë?

Plasari për Ramën: Nëse pupulitit i themi tallash, po pikturën si ta quajmë?

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar