• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ulet çmimi i energjisë për HEC-et privatë, AREA: U bë në fshehtësi

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Ulet çmimi i energjisë për HEC-et privatë, AREA: U bë në fshehtësi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ul çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga hidrocentralët privatë. Kjo nëpërmjet ndryshimit të formulës, nëpërmjet së cilës përcaktohet çmimi. Me një vendim të kësaj jave është vendosur ulja e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në 1.20.

Ky bonus është një nga tre elementët që përfshin formula e miratuar në vitin 2017 dhe e kundërshtuar gjerësisht në atë kohë nga investitorët pasi ulte në mënyrë të dukshme çmimin e rënë dakord në kontratat fillestare koncesionare të nënshkruara me shtetin shqiptar. E cilësuar si një formulë reale në atë kohë edhe pse e kundërshtuar gjerësisht çmimi vjetor i blerjes ka në bazë bursën hungareze HUPX DAM.





“Çmimi vjetor i blerjes (lekë/kwh) = Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX DAM), i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kwh x bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.30 x normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit” thuhet në vendimin e vitit 2017. Tashmë e njëjta formulë do të zbatohet duke aplikuar si bonus promovimi për burimet e rinovueshme në masën 1.2 që automatikisht ul çmimin vjetor final në çdo skenar.

Kjo është “thyerja” tretë që qeveria i bën kontratave të nënshkruara mes saj dhe palës private për projektet e hidrocentraleve.

Fillimisht në një përpjekje për të nxitur investimet në HEC-e qeveria Berisha në vitin 2007 do të miratonte si çmim vjetor të blerjes për këtë kategori HEC-sh një formulë që kishte në bazë çmimin e importit të vitit paraardhës plus 10 për qind. Kjo sigurisht që rezultonte në një çmim joshës që shkonte mbi 9 lekë/kwh.

Në vitin 2014 qeveria e majtë duke anatemuar formulën e paraardhëses nënvizonte se ishte e padrejtë që KESH të paguante energjinë në këto nivele. Për këtë u propozua në atë kohë çmimi mesatar vjetor i energjisë në bursën hungareze. Kur HEC-et ishin të lidhura në rrjetin e shpërndarjes merrnin një bonus 10 për qind. Kjo e çoi çmimin e energjisë në një luhatje mes 6-7.5 lekëve/kwh për disa vite derisa në vitin 2017 do të kishim një metodologji të re.

Vendimi i vitit 2017 parashikon gjithashtu në pikën 1 të tij se “metodologjia për llogaritjen e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi, përcaktohet në pikat 2 dhe 3 të këtij vendimi. Prodhuesit ekzistues me përparësi janë prodhuesit me përparësi, që, në bazë të pikës 1, të nenit 22, të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, janë pajisur me certifikatën e pranimit të veprës së centralit elektrik, brenda datës 31 dhjetor 2020”

Po kështu në pikën 2 shkronja ç vendos kufizime për çmimin minimal dhe maksimal.

“Niveli minimal i çmimit të llogaritur të blerjes së energjisë elektrike”, në çdo rast, nuk do të jetë më i ulët se i çmimit të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë për vitin 2016 për këta prodhues.

  1. d) “Niveli maksimal i çmimit të llogaritur të blerjes së energjisë elektrike”, në çdo rast, nuk do të jetë më i lartë se 15% e çmimit të miratuar nga ERE për vitin 2016 për këta prodhues” thuhet në vendim.

Sipas të dhënave zyrtare sot  janë aktive 251 kontrata koncesionare me mbi 500 hidrocentrale në gjithë vendin.

AREA: Ndryshimi i metodologjisë godet prodhuesit e energjisë. U bë në fshehtësi

Pas vendimit të qeverisë Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA)  shprehet se vendimi i qeverisë është marrë në fshehtësi pa konsultime dhe se ai vë në rrezik planet e tyre të biznesit dhe marrëdhënien me bankat.

“Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rivonueshme (AREA) e konsideron si goditjen e papritur të radhës ndaj prodhuesve të energjisë nga burime të rinovueshme Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimin e VKM nr. 687, date 13.5.2020 “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues”.

Ky vendim, që ul bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në masën 1.20, është marrë në fshehtësi të plotë, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa u bazuar në ndonjë studim që të justifikojë nevojën e ndërhyrjes në ndryshimin e metodologjisë.

Për më tepër, ai ndikon drejtpërdrejtë qëndrueshmërinë financiare të investitorëve që po përballen me kushtet e thatësirës në dy vitet e fundit , dhe vë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të shlyer detyrimet bankare të marra si kredi për të kryer investimet.

Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së Rinovueshme (AREA), që përfaqëson prodhuesit e energjisë nga burime të rinovueshme, shqiptarë e të huaj, po kërkon informacion të detajuar nga organet shtetërore që e kanë iniciuar ndryshimin e metodologjisë, mbi arsyet dhe mbi faktin se përse ky ndryshim u bë pa u konsultuar më parë me grupet e interesit”, theksohet në reagim.

Pas

“Ropq**, do të thyej kockat”, Adi Krasta kërcënohet me jetë

Para

Parashikimi i horoskopit për nesër, ja kush janë shenjat më të lumtura

Para
Horoskopi 3 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

Parashikimi i horoskopit për nesër, ja kush janë shenjat më të lumtura

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar