Vazhdon përplasja në distancë midis gazetares Mira Kazhani dhe moderatorit Blendi Fevziu.
Kujtojmë që dje mbrëma në “Opinion” ishte ftuar kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj që ka komentuar aktin e shembjes së Teatrit Kombëtar dy ditë më parë.
Për një moment Fevziu deklaroi se Teatri Kombëtar nuk duhej të shembej tani pasi shqiptarët i ka varfëruar pandemia e COVID19, dhe nuk është koha për të ndërtuar një godinë të re.
Mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i Kazhanit.
Në portalin e saj, ajo ironizon Fevziun duke thënë se ai interesoihet për varfërinë e shqiptarëve në një kohë kur përditë ekspozon jetën e luksit.
“Fevziu i shqetësuar për një teatër të shtrenjtë. Mendon që Shqipëria dhe shqiptarët s’e meritojnë një Teatër kaq të shtrenjtë, me 12 mijë vende, me vlerë 30 milion euro. Një shpenzim i tepërt për moderatorin kur sheh varfërinë e vendit të tij. Po i njëjti që i mban të informuar çdo sekond të varfrit shqiptarë me jetën e tij luksoze”, është ky shkrimi në Tirana Post.