Për të pasur një mëngjes sa më të shëndetshëm, është mirë që të dimë disa rregulla bazë, pasi që zgjimi vonë në mëngjes dhe ngrënia e ushqimeve të shpejta, nuk i bëjnë aspak mirë shëndetit tonë.
Kur zgjohemi në mëngjes, duhet të furnizohemi me energji të nevojshme, për të vazhduar ditën edhe më tej.
Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm është ideale për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore. Ushqimet e gabuara në mëngjes mund të rrisin urinë dhe nervozizmin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë.
Ngrënia e biskotave me mëngjes nuk është aspak e shëndetshme. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, biskota me marmalatë, ose pak bukë.