Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Shushicë të Gramshit.
Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga, dhe ka përfunduar rreth 40 metra thellë në liqenin e Banjës.
Raportohet se brenda në makinë udhëtonin disa persona, ku njëri prej tyre ka ndëërruar jetë.
Sipas informacioneve makina kishte ndaluar në anës të rrugës, por në momentin që është nisur, për shkak të pakujdesisë ka përfunduar në liqen.
Kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.