• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Sot u dhunua një vend i shenjtë” Luan Rama bën thirrje: Teatrin e shembur duhet ta rindërtojmë!

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Sot u dhunua një vend i shenjtë” Luan Rama bën thirrje: Teatrin e shembur duhet ta rindërtojmë!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama e denoncon shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotem dhe bën thirrje se kujtesa qytetare duhet të fiksojë emrat e tyre dhe ti trajtojë njëlloj si barbarë.

Rama shpalos dhe idenë e tij, duke thëën se ky Teatër duhet rindërtuar nga e para sipas projektit të vitit 1939, sepse Tirana nuk duhet ta humbasë këtë shenjë që la historia.

“Por teatri që u prish sot, duhet rindërtuar nga e para sipas projektit të 1939-ës, me qëllim që qyteti të mos e humbasë këtë shenjë të historisë së vet, njësoj siç humbi Sheshin Skëndërbej, i cili nuk është më ai i kohës së Zogut, njësoj siç humbi bulevardin që e përshkonte Tiranën si një arterie e vetme prej Universitetit tek Stacioni i Trenit!”, shkruan Rama ndër të tjera.

REAGIMI I PLOTE I LUAN RAMES

BARBARËT E SHEMBËN TEATRIN
Sot nuk është shembur godina e Teatrit Kombëtar.
Sot është shembur një tempull.
Sot është dhunuar një vend i shenjtë.
Sot është zhdukur një gjurmë e çmuar e historisë qytetare të Tiranës!
Teatri nuk është vetëm i artistëve.
Më së pari, teatri është i qytetarëve.

Teatri e ka fisnikëruar njerëzimin.
Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia.
Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore.
Çështja e teatrit nuk është çështje sentimenti.

Mund të mendoni se sa emocione ishin arkivuar në atë ndërtesë që u rrëzua më përdhunë…
Njerëzit aty kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kane refuzuar.
Jeta e kryeqytetit ka qenë e lidhur me atë ndërtesë, sado modeste apo e pavlerë që mund ti jetë dukur ndonjërit.
Sot qeveria e preu, sot qeveria e vrau këtë lidhje, siç në fakt ka prerë e ka vrarë edhe shumë lidhje të tjera!

Qytetit iu vodhën kinematë, për t’u bërë pallate, e i njejti njeri vjen sot dhe vjedh teatrin, emrin, tokën, historinë, emocionet e tij!
Unë nuk jam kundër që në Tiranë të ndërtohet një teatër i ri, modern dhe i bukur.
Madje të ndërtohen më shumë se një.

Por teatri që u prish sot, duhet rindërtuar nga e para sipas projektit të 1939-ës, me qëllim që qyteti të mos e humbasë këtë shenjë të historisë së vet, njësoj siç humbi Sheshin Skëndërbej, i cili nuk është më ai i kohës së Zogut, njësoj siç humbi bulevardin që e përshkonte Tiranën si një arterie e vetme prej Universitetit tek Stacioni i Trenit!

Sot u bë një marrëzi.
Barbarët e shembën teatrin.
Kujtesa qytetare duhet t’i fiksojë emrat e tyre dhe ti trajtojë siç trajtohen barbarët!

Pas

LAJM I FUNDIT/ Nesër sërish protestë në Tiranë, ora

Para

Kadare “indiferenet” ndaj shembjes së TK, Bejtja: Si nuk the asnjë fjalë

Para
Kadare “indiferenet” ndaj shembjes së TK, Bejtja: Si nuk the asnjë fjalë

Kadare “indiferenet” ndaj shembjes së TK, Bejtja: Si nuk the asnjë fjalë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar