Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka bërë së fundmi një postim ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim.
Ai ka rikujtuar një foto të vitit 2014, ku shfaqet një mushkë, e cila sipas tij mban mbi shpinë një ngarkesë me shumë kilogramë cannabis sativa.
Gazetari e lidh këtë fenomen me kohën e pandemisë që po kalojmë, dhe shton se duke qenë se kufinjtë tokësorë janë mbyllur, trafikantët përdorin mushka për të kaluar këtë ngarkesë.
Sipas tij çmimi i mushkës ka për të shkuar “kokë me kokë” me çmimin e makinës luksoze tip “Hummer”.
Hoxha ironizon më tej duke thënë se policët e FRONTEX “u marrin të keqen mushkave”, pasi nuk i kapin dot.
REAGIMI I PLOTE I GAZETARIT ARTAN HOXHA
A mor u erdhi koha prape, u erdhi!!!! Mushkat,… transportuesi me i vjeter ne qarkullim, qe nga lashtesia. Eshte me kosto minimale, pa karburant, nuk ka nevoje per parking te dedikuar. Nese e kapin, nuk te dekonspiron me numer shasie, ose gjurme gishtash ne kroskot. Ne situaten e izolimit global, me kufijte tokesore te mbyllur, me linjat ajrore te bllokuara, me ndalimin e levizjes se automjeteve, … mushkat, mbeten transportuesi me ne mode i narkotikeve. Shikojeni sa ngarkese kanabisi mban mbi shpine?!Gati sa avioni i Riformatos, qe mbeti ne plazhin e Divjakes. Dhe nuk ka radar qe e kap, as nga toka, e as nga ajri. I marrshin te keqen, policet europiane te FRONTEX-it, qe monitorojne kufijte jugore te Shqiperise. Ka per te shkuar cmimi i mushkes, koke per koke, me Hummer-in…