Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj, e ka paraqitur rreth situatës ekonomike të vështira. Ndërkaq, e ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC News, ministrja u shpreh se sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi punëtore.
Midis të tjerave ministrja Denaj, u shpreh se punëtorët e sektorit të turizmit apo edhe të fushave të tjerave duhet të tregojnë fleksibilitet më shumë se kurrë.
“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë”, u shpreh Denaj.
Duke qenë se një problem mbi papunësinë e kanë ngritur edhe këngëtarët, Enkel Demi ka ndërhyrë duke pyetur Ministren nëse fleksibiliteti nga profesioni aktual, në ndërtim, vlen edhe për këta të fundit.
“Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”, është përgjigjur Denaj.