• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pasuri marramendëse 3.7 mln euro/ Sekuestrohen makina luksoze, biznese, apartamente në pronësi të dy vëllezërve nga Tirana (EMRAT)

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Pasuri marramendëse 3.7 mln euro/ Sekuestrohen makina luksoze, biznese, apartamente në pronësi të dy vëllezërve nga Tirana (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion për goditjen e krimit të organizuar dhe pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme është finalizuar sot nga Policia e Tiranës.

Mësohet se është sekuestruar një pasuri marramendëse me vlerë rekord 3.7 milionë euro, në pronësi të dy vëllezërve Shkëlzen dhe Edmond Hoxha.





Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, thuhet se janë sekuestruar 2 biznese në Tiranë, 4 makina luksi tip “BMË”, 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë, 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë. Të dy vëllezërit kanë hesape me drejtësinë në Belgjikë, ku janë të dënuar vrasje, prostitucion dhe drogë në Belgjikë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Tiranë Finalizohet operacioni policor “Investimi”, për identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale. Vendosen sekuestro preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën e tregut rreth 3.700.000 euro.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Investimi”, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, pas provave të grumbulluara gjatë një hetimi njëvjeçar, u bë ekzekutimi i vendimit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:

Sh. H. 43 vjeç dhe E. H., 42 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).

Shtetasi Sh. H. ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit Sh. H e E. H. dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Shtetasi E. H. ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Në këtë dosje shtetasi E. H. ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal në vitin 2019, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë të udhëhequra dhe të koordinuara me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit “Investimi” u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 3.700.000 euro, konkretisht:

4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë;

1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë;

4 automjete BMË X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë;

Në funksion të planit operacional “Investimi”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifikuar/zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.

 

 

 

 

 

Pas

E papritur/ Meta nuk bindet, kthen për rishqyrtim këtë ligj: Cënon Kushtetutën!

Para

Dyshon se është infektuar me koronavirus, vetëizolohet kryeministri Albin Kurti

Para
Dyshon se është infektuar me koronavirus, vetëizolohet kryeministri Albin Kurti

Dyshon se është infektuar me koronavirus, vetëizolohet kryeministri Albin Kurti

Të Gjitha

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

nga Fast News
08:30 | 19/06/2025
0

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

nga Fast News
08:00 | 19/06/2025
0

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

nga Fast News
07:30 | 19/06/2025
0

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Recent News

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

08:30 | 19/06/2025
Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

08:00 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar