• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Paralajmërimi i frikshëm i Koresë së Jugut: Ja kur do rikthehet COVID19, mund të jetë më i fortë se tani

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Paralajmërimi i frikshëm i Koresë së Jugut: Ja kur do rikthehet COVID19, mund të jetë më i fortë se tani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një valë e dytë e koronavirusit do të përfshijë botën më vonë gjatë vitit, me shumë gjasë nga vjeshta. Paralajmërimi vjen nga Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In, i cili thotë se pavarësisht përpjekjeve për izolim, përgjatë këtyre muajve, SarsCov2 nuk do të ndalet, por mund të rikthehet edhe më i fortë.

“Përhapja me këto ritme e infeksionit, pavarësisht stabilizimit të situatës në këtë fazë, rrit dyshimet se mund të rikthehet në çdo moment, në çdo hapësirë të hapur, kudo ku njerëzit po i rikthehen jetës normale. Kjo gjë nuk ka mbaruar derisa të mbarojë vërtetë. Derisa alarmi të marrë fund, ne nuk duhet të ulim nivelin e vigjilencës. Vetëm kështu mund ta frenojmë pandeminë”, tha Moon Jae-in.

Në përvjetorin e tretë të tij në krye të shtetit, Presidenti tha se do të duhet kohë derisa kjo situatë të marrë fund: “Do të kalojë një kohë e gjatë përpara se pandemia Covid-19 të përfundojë totalisht. Deri atëherë, duhet të përgatitemi për një valë të dytë, që e parashikojnë edhe ekspertët e fushës”.

Kreu i shtetit paralajmëroi se në vendin e tij, masat nuk do të lehtësohen krejtësisht, ndërsa task forca e shëndetësisë po përgatitet tashmë për valën e dytë të vjeshtës apo dimrit të këtij viti, duke vijuar trajnimet e të gjithë stafit spitalor për t’u përballur me këtë virus. Koreja e Jugut raportoi këtë të diel 34 raste të reja, shifra më e lartë në një muaj dhe kjo për shkak të rihapjes së disa bizneseve, mes tyre edhe klubeve të natës, ku një pacient me Covid-19 ka infektuar dhjetëra të tjerë. 8 prej rasteve, ishin të importuara nga jashtë.



Pas

Doni të dini si nis java? Zbuloni parashikimin e motit për sot

Para

A janë të rrezikuar nga zemra personat që nuk hanë mëngjes?

Para
A janë të rrezikuar nga zemra personat që nuk hanë mëngjes?

A janë të rrezikuar nga zemra personat që nuk hanë mëngjes?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar