• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Ju rrugaça, vagabonda, barku sod ju rri kodër..” Grida Duma emocionon me vargjet e Fishtës: Të mjerës Shqipni kthelltë i keni hi në mushkni…(VIDEO)

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ju rrugaça, vagabonda, barku sod ju rri kodër..” Grida Duma emocionon me vargjet e Fishtës: Të mjerës Shqipni kthelltë i keni hi në mushkni…(VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Grida Duma është një nga figurat më të spikatura politike në Shqipëri.

Së fundmi ish-deputetja e Partisë Demokratike ka vendosur ti surprizojë të gjithë duke dalë përpara publikut me një monolog ndryshe.

E ftuar në rubrikën “E diela shqiptare”, Duma ka zgjedhur të intepretojë disa vargje të shkrimtarit të madh Gjergj Fishta, pjesë e poemës “Gomari i Babatasit”.

Duhet thënë se kjo pjesë e Grida Dumës, mënyra e recitimit e ka surprizuar publikun, pasi ka parë një anë të re te ish-deputetja, shumë ndryshe nga ajo e politikës.

Vargjet Fishtes e recituara nga Grida Duma:

Ju rrugaca sallahana, vagabonda shakllabana,

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi, qi të mjerës moj Shqipni,

kthelltë hi i keni në mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t’na qelbi fis e atdhè?

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,

se tash ma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare u ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,

për me u vjerrë o kund m’do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me ‘i gjysmë setre t’pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë:

pantallonat me “gjyslykë”

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,

t’tanë gordec e berbalec

pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,

me ‘i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllave a grek me zemër,

falun barkut veç Shqipnisë,

si ajo marrja e t’gjith njerzisë…

tuj u shite ju për gjithë treg,

sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërdhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n’”smoking”, tash në “bon-jour”

ju, qi dje s’kishit as ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,

rrugën krejt na e keni zanë,

ke na shkoni pash e m’pash,

edhe besa me “gulash”

me “afishe” e me “sultjash”,

me “kjumshtuer” e me “ashurè”,

“kosha gjelash” si kubure,

“tarator”, “pilaf me kos”,

“mish me qepe” e “majdanos”

“shish qebap”, “brizholla viçi”,

“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,

“kabuni”- e “mualebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,

kargatisë e bamun lodër:

der sa ata burrat e dheut,

qi për jetë e nderë t’Atdheut

kane ra n’luftë si shqipe t’leta,

kanë shkri gja e shpija t’veta,

kanë tuj dekë rrugave unit,

me iu dhimbë gurit e drunit.

Përse, po, kta matrahulla,

kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,

n’vend qi ju me u vu n’konop,

a se brinjt m’jau zbru me shkop,

a, mos tjetër, me u ngushtue

me xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prrue

për me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetit

a me dlirë ndo ‘i skelë detit,

lavjerre buzësh, harru si viça

kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,

për me u pri udhës s’qytetnisë

e me i sjellë t’marën Shqipnisë.

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka bijtë prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo ‘i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Parasija,

Përparimi e Qytetnia,

por veç pse ende der më sot

nji tyran s’po e gjeni dot,

nën kambë t’cillit ju me u shtrue,

se un ma tash ma jam regjë me jue,

e jau njof shpirtin der m’palc,

pleh i ndytë me u bartun n’shalc

e me u qitë jashta Shqipnije.

Pas

Numri më i ulët që nga 6 marsi/ Ja sa viktima u shënuan sot nga koronavirusi në Itali

Para

Plas sherri mes komshinjve/ “Duro, duro të flas unë!” Ja arsyeja e fortë që u zunë në seancën e ndërmjetësimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar