Është ulur akoma më shumë përhapja e virusit në 24 orët e fundit sipas raportimit që ka bërë ministria e Shëndetësisë.
Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se janë regjistruar vetëm 6 raste të reja pozitive me COVID në Shqipëri në testimet që janë bërë në 24 orë.
Këto raste janë kontakte të të prekurve më herët në Krujë dhe Tiranë që vijojnë të jenë vatrat më të nxehta të këtij virusi.
Sipas MSH, sot është dita me pozitivitetin e konfirmuar më të ulet në vend.
COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera                    10268
Raste pozitive                       856
Raste të shëruara                 627
Raste Aktive                         198
Humbje jete                           31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë                   95
Krujë                     63
Shkodër               17
Kamëz                  9
Fier                       4
Kurbin                   3
Elbasan                 3
Mirditë                   1
Berat                     1
Durrës                   1
Korçë                    1
	    	




