Vera duket se do të jetë shpëtimi nga pandemia e koronavirusit që këtë pranëverë izoloi gjithë botën dhe shkaktoi pasoja shumë të rënda ekonomike.
Një studim më i fundit thotë se virusi Covid-19 e ul rrezikshmërinë bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat mbi 30 gradë Celsius (86 gradë Fahrenheit).
“Koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe dobësohet tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor, një përgjegjës rus i një organizatë zyrtare që mbron të drejtat dhe interesat e njerëzve:
Ai e bëri me dije lajmin, teksa po i përgjigjej pyetjeve në një faqe interneti qeveritare kushtuar betejës së Rusisë kundër pandemisë.