Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar disa gazetarë si pjesë e qeverisë duke iu përmendur përfitimet që supozohet se ata kanë marrë.
Pjesë e këtyre gazetarëve është edhe botuesi i gazetes Tema, Mero Baze i cili nuk ia ka kursyer përgjigjen ish-kryeministrit, po përmes rrjetev sociale.
Në kundërpërgjigjen e tij Baze përmend lidhjet e fëmijëve dhe martesat, duke shkruar: “fëmijët e tij kanë arritur të shkollohen mirë dhe kanë gjetur punën e tyre edhe pse kanë vuajtur nga profesioni që ka babai i tyre”.
Mes të tjerash Mero Baze shkon edhe më tej duke e thumbuar dhe Berishën për djalin e tij se “deri tani s’më janë martuar me ndonje kushërirë, apo rrospie hotelesh”, duke insinar kështu akuza shumë të forta për familjen Berisha.
Postimi i Mero Bazes:
Qenka mërzit Berisha pse kam sulmuar dje shkuarjen e Ramës tek televizioni shtëpisë tij. Dhe qenka hedh në sulm duke publikuar fotot e fëmijëve të mij duke i përfshirë dhe ata si “mafjozë të shtypit” meqë e kanë babain gazetarë.
Ata janë rritur duke vuajtur problemet e babait të tyre me politikën dhe për fat janë shkolluar mirë dhe janë në punë të tyre. Mua ma kanë bërë më të lehtë jetën ndryshe nga Saliut, që përveç të vrarëve të vet duhet të numurojë dhe 26 të djalit. Dhe jetën private e kanë më të mirë. Së paku deri tani smë janë martuar me ndonje kushërirë, apo rrospie hotelesh.
Statusi i Berishës: