Mbrëmjen e djeshme ka plasur një debat i fortë mes gazetarit investigativ Artan Hoxha dhe avokatit Saimir Visha.
E gjithë përplasja ka ndodhur në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, për të cilën akuzohet Altin Ndoci, klient i mbrojtur ky nga avokati Visha.
Në një lidhje direkte me programin “Opinion” Visha ka insistuar se klienti që mbron nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk është implikuar në asnjë provë të paraqitur nga policia.
Nga ana tjetër gazetari Hoxha uke iu referuar dhe deklaratës së Drejtorit të Policisë Veliu, tha se Altin Ndoci dhe Klevis Alla janë zyrtarisht dy të ndaluarit për atentatin me dy viktima.
Menjëherë ka nisur debati, ku avokati ka ndërhyrë duke thënë se të gjitha këto janë të paërteta dhe se gazetari po fliste në mënyrë të gabuar.
PJESE NGA DEBATI
Artan Hoxha: Unë nuk hyj te puna jote, nuk më intereson puna jote, as klienti jot
Saimir Visha: Nuk mund të flasësh me këtë gjuhë, prezumoi njerëzit të pafajshëm njëherë
Artan Hoxha: Ke një deklaratë të policisë së shtetit, pse si ke bë padi ardi veliut
Saimir Visha: Unë ti bëj padi
Artan Hoxha: Po meqe ti po thua këto nuk janë të vërteta. Deklarata thotë janë ndaluar dy persona me këto prova
Saimir Visha: Mos i hidh benzinë zjarrit, nuk flitet kështu është gabim kështu si po flet
Artan Hoxha: Ne nuk po fajsojmë njeri. Nuk mund të themi se ai djali është kot aty
Saimir Visha: Po është kot aty duhet të dalë që sot. Nuk flitet dot në këtë mënyrë
Artan Hoxha: Unë nuk të them dot ty që je gabim dhe as ti nuk më thua dot mua që jam gabim.
Saimir Visha: Po smund të thuash ti në bazë të një deklarate qe ka fajësi
Artan Hoxha: Si mos ti referohem deklaratës së drejtorit të policisë së shtetit
Saimir Visha: Jo nuk mund ti referohemi. Nuk jemi në sistem inkuizitor por në sistem akuzator o miku im duhet të presim hetimin
Artan Hoxha: Mos ja fut kot
Saimir Visha: E ke shumë gabim këtë të folurën
Artan Hoxha: Unë po të pyes për deklaratën e prokurorit ti thua se nxjerr se është sekret hetimor, as unë nuk e nxjerr se është sekret hetimor.
Saimir Visha: Ça thua kështu se nuk flitet kështu
Artan Hoxha: Ti po thua gjykata e ka lënë në burg se ka bërë presion media
Saimir Visha: Po prandaj e kanë lënë
Artan Hoxha: Mos u bëj qesharak
Saimir Visha: të flasim me qetësi.