• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Lajm i mirë! Sa është numri i të shëruarve nga COVID-19

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Lajm i mirë! Sa është numri i të shëruarve nga COVID-19
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave dhe rasteve me COVID-19 sot bëri me dije se janë vetëm 6 raste pozitive me virus nga 197 teste që janë kryer në mbarë vendin.

Më tej Gentiana Qirjako, specialiste pranë ISHP tha se janë 67% e të prekurve që tashmë e kanë kaluar virusin.

Sipas njoftimit Kruja mbetet qyteti ende vatër e nxehtë e virusit, ndërkohë që pjesët e tjera të vendit janë duke e kaluar situatën dhe po afrohen normalitetit.

Deklarata e plotë

Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Krujë            91
Tiranë          90
Kurbin          20
Shkodër       17
Kukës           5
Elbasan        2
Mirditë          2
Berat            2
Korçë           1
Lezhë           1
Lushnje        1
Mat               1

Sot janë në fuqi masat lehtësuese si lëvizja për të moshuarit deri në orën 10:00, për prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç deri në orën 17:30, ndërsa të gjitha bizneset gjatë ditës së sotme do të jenë të mbyllura.

Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit.

Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.

Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar një shërbim të ri në linjën e gjelbër 0800-40-40, duke ofruar këshillim psikologjik për qytetarët që kanë ankth apo shqetësime të tjera si pasojë e COVID19. Në numrin e gjelbër mund mund të telefononi për pyetje për sëmundjet kronike apo informacion mbi COVID19.

Pas

6 raste të reja pozitive, ku janë vatrat aktive me COVID-19

Para

Dita ndërkombëtare e lirisë së medias, Basha: Gjendja është përkeqësuar për faj të presioneve qeveritare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

nga Fast News
15:00 | 04/11/2025
0

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

nga Fast News
14:30 | 04/11/2025
0

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Recent News

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

15:00 | 04/11/2025
Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

14:30 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar